Lamert: Marrëveshjet e dala nga dialogu Prishtinë-Beograd duhet zbatuar

Aktuale

Lamert: Marrëveshjet e dala nga dialogu Prishtinë-Beograd duhet zbatuar

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 00:02
Presidenti i Bundestagut gjerman, Norbert Lamert

Presidenti i Bundestagut gjerman, Norbert Lamert ka thënë se të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të zbatohen.

Ai në një intervistë për numrin e së mërkurës të gazetës beogradase “Politika” tha se themelimi i Bashkësisë së komunave serbe është pjesë e rëndësishme e marrëveshjes.

“Bashkimi Evropian mbështet dialogun, por të dyja palët duhet të ulen në tavolinën e bisedimeve me vullnet për të arritur kompromis”, ka thënë Lamert.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat