Kjo është pasuria e Albin Kurtit

Aktuale

Kjo është pasuria e Albin Kurtit

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 14:48
Albin Kurti

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është njëri prej zyrtarëve që e ka deklaruar pasurinë në Agjencinë e Kundër Korrupsionit.  

Por, sipas listës del që Kurti të jetë zyrtari më i varfër, meqë ai nuk ka të deklaruar asnjë pronësi, as shtëpi, as banesë dhe as veturë.

Kurti ka deklaruar vetëm financat e tij që rrjedhin nga Kuvendi i Kosovës, e që kapë shumën e të hyrave vjetore prej 17,501,42 euro.

Ai ka deklaruar edhe të ardhurat e bashkëshortes së tij, paga vjetore e së cilës vjen nga Norvegjia dhe kap shumën prej 42,240.00 euro. Në llogarinë e saj bankare, bashkëshortja e Kurtit ka 85 mijë euro.

Në krahasim me vitin 2016, bashkëshortja e Kurtit nuk zinte vend në listën e deklarimit të pasurisë. Po këtë vit, Kurti kishte deklaruar pagën vjetore nga Kuvendi i Kosovës shumën prej 18,824.65 euro.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat