Ja pasuria e Thaçit, Mustafës e Veselit, Haradinaj është milioner

Aktuale

Ja pasuria e Thaçit, Mustafës e Veselit, Haradinaj është milioner

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 16:10
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa

Agjencia Kundër Korrupsionit sot ka publikuar të dhënat ndaj zyrtarëve të lartë të shtetit ndaj pasurisë së tyre.

Sot janë publikuar të dhënat për pasurin e zyrtarëve të lartë të vendit nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

Në këtë publikim të të dhënave janë të përfshirë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, si dhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Por kush nga këta lider janë më të pasur e kush më i “varfër” mund të lexoni më poshtë deklarimin e tyre të pasurisë në të cilat përfshihen edhe të hyrat e bashkëshorteve të tyre.

Nga deklarimi i pasurisë Haradinaj del të jetë më i pasuri, pasi që ka deklaruar se  pasuri të përgjithshme prej 916 mijë e 560 euro, duke e përfshirë këtu edhe të hyrat vjetore nga pozita e deputetit, pasuria e paluajtshme dhe të luajtshme.

Pasi tij, radhitet, presidenti Thaçi i cili posedon pasuri prej 641 mijë e 611 euro në pasuri të përgjithshme.

 Ndërsa, edhe kryeministri Mustafa posedon pasuri të përgjithshme prej 611 mijë e 968 euro.

 Kurse, Veseli ka pasuri të përgjithshme prej 339 mijë e 258 euro./Botasot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat