Këta janë kandidatët e NISMA-së që kanë siguruar votat për deputetë

Aktuale

Këta janë kandidatët e NISMA-së që kanë siguruar votat për deputetë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 14 qershor 2017 Në ora: 16:41
Fushata e NISMA-së

Nisma për Kosovën e cila në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit ka konkuruar në koalicion parazgjedhor me PDK-në e AAK-në, deri më tani ka siguruar disa deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Burime të “Bota Sot”  brenda këtij subjekti bëjnë me dije se nga rezultatet e deritanishme të votave del se kryetari i kësaj parie ka marrë më shumë se 32 mijë vota. Pas Limajt i dyti brenda Nisma-së është  kandidati për deputet Haxhi Shala që ka marrë më shumë se 13 mijë vota. Deputeti i legjislaturës se kaluar Zafir Berisha ka marrë 12.367 vota. Bilall Sherifi është emri tjetër që ka marr afër 12 mijë vota.

Kurse kandidati për deputetet Enver Hoti sipas burimit në fjalë ka fituar 9 mijë 500 vota dhe se shumicën e votave i ka fituar në vendlindjen e tij Malishevën, ashtu siç edhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.

E,  Albulena Balaj kandidate e Nismës nga Prizreni ka marrë afro 7 mijë vota, por numër që mund të rritet ende dhe pritet që Balaj të jetë deputete në legjislaturën e re. Derisa ish shefja e Grupit Parlamentar në legjislaturën e kaluar, Valdete Bajrami renditet e shtata më 5.938 vota.

E gazetari Milaim Zeka, kandidat nga Nisma deri më tani, sipas burimit në fjalë nuk ka informacione se sa vota ka arrit,  por sipas burimit ai është afër dhe se në të ardhmen mund ta shohim si deputet në Kuvendin e Republikës se Kosovës. Sipas monitoruesve të Kuvendit, pragu për deputetët po llogaritet të jetë mbi 9 mijë, ndërsa tek deputetet rreth 6000.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat