Deputeti që pagën e invalidit e shpërndan për 8 studentë

Aktuale

Deputeti që pagën e invalidit e shpërndan për 8 studentë

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 17:57
Bekim Haxhiu

Deputeti nga PDK-ja Bekim Haxhiu ka deklaruar se përveç pagës së deputetit punon edhe si asistent në Universitetin e Prishtinës dhe profesor në kolegjin Rezonanca

“Kamishi” ka deklaruar edhe se e merr pensionin e invalidit të UÇK-së në vlerë prej 3 mijë e 825 euro në vit, por që të njëjtat  i shpërndan për tetë studentë.

 Në shtojcën e formularit të deklarimit të pasurisë Haxhiu ka thënë se këto bursa për tetë studentë i ndan që nga viti 2014, ka ndarë edhe vitin e kaluar e që beson që të njëjtën do ta vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

 Vlera e bursave për studentët është 320 euro në muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat