Çitaku i del në mbrojtje Kusari-Lilës: E turpshme deri në neveri gjuha e Beqës

Aktuale

Çitaku i del në mbrojtje Kusari-Lilës: E turpshme deri në neveri gjuha e Beqës

Nga: B.S Më: 14 qershor 2017 Në ora: 21:09
Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku ka dënuar gjuhën e përdorur të anëtarit të PDK-së, Hajdar Beqa ndaj kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se kjo mendësi duhet të marrë fund, shkruan Bota sot.

“E turpshme deri në neveri gjuha e zotit Hajdar Beqa ndaj Mimoza Kusarit.  E mbajë mend shumë mirë nga vetë përvoja ime, çdo sukses apo dështim i imi disi është synuar të ngjyroset me tone seksiste. Kjo mendësi duhet të marrë fund”, ka shkruar ajo./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat