Letër e hapur për Ramush Haradinaj: Bëre koalicion me dreqin, populli të ndëshkoi

Aktuale

Letër e hapur për Ramush Haradinaj: Bëre koalicion me dreqin, populli të ndëshkoi

Nga: H.O. Më: 15 qershor 2017 Në ora: 01:10
Ramush Haradinaj

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islami përmes një letre publike në rrjetet sociale, e ka kritikuar liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj për koalicionin me PDK-në.

Islami ka thënë se për shkak të këtij koalicioni, Haradinaj është ndëshkuar me votë nga populli, për shkak që nuk mbajti premtimin e dhënë. Madje as këshilltarët e tij nuk e penguan, deria vetëm e shihnin vetën me kollare e vetura të shtrenjta.

Kjo është letra e plotë e tij:

Letër e Hapur Ramush Haradinajt!!!

I nderuari miku im i shtrenjtë, luftëtari i lirisë, gjenerali i UÇK-së z. Haradinaj??

Nuk dua dhe nuk po mundem të paramendoj, që jeta juaj politike, kur ishe në kulmin e karrierës suaj, të shembet, sikur një kala që pushtohet, pa shkrepur as edhe një plumb të vetëm. Ku veten po e varros politikisht, duke rënë pre e mashtrueseve të SHIK-ut, atyre që i ke edhe brenda partisë suaj, a nuk e sheh që të verbuan kur ishe në zenitin e politik, kur hapje rreze në errësirën që ka kapluar vendin tonë. Tash kur edhe vet e ke kuptuar, se ke rënë në kurthin e intrigantëve, ashtu siç ke rënë disa herë, e ke edhe një derë të hapur që do të mund të shpëtoje së pari Kosovën e pas saj edhe veten. Kuptoje se populli të ndëshkoj me votën e vet, sovrani nuk të deshi, në gjirin e atyre që kanë katandisur vendin. Sovrani votën tuaj të garantuar që kishe, e hodhi në taborin tjetër vetëm se ti nuk mbajte premtimin, kur more vendim për të hyrë në koalicion me dreqin. Këshilltarët e tu që nuk dinin se ku e kanë verën e kuqe, shihnin vetëvetën me kollare e vetura të shtrenjta, nuk llogarisnin në besën që kishe me popullin, ata të udhëzuan jo drejt, prandaj dëgjoje zemrën e juaj, dhe zërin e arsyes, ik nga koalicioni i turpit, Kosova ka nevojë për një qeverisje tjetër./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat