Super këshilltarët e Thaçit dhe Veselit me rreth 30 mijë euro pagë vjetore!

Aktuale

Super këshilltarët e Thaçit dhe Veselit me rreth 30 mijë euro pagë vjetore!

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 11:00
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Kuadrot më të paguara në institucionet shtetërore të Kosovës janë këshilltarët e presidentit Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli. Sipas formularëve të deklarimit të pasurisë të publikuar dje nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit, këshilltarët e këtyre dy zyrtarëve të lartë shtetëror marrin paga më të larta se kryeministri dhe të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar.

Derisa kryeministri në largim Isa Mustafa ka deklaruar pagë vjetore 16950 euro dhe mbi 7000 euro mëditje, këshilltarët e presidentit Thaçi kanë deklaruar paga vjetore deri në 28500 euro, apo rreth 2400 euro në muaj.

Abelard Tahiri, këshilltar i presidentit Thaçi, ka deklaruar pagë dhe mëditje rreth 25 mijë euro në vit,  Artan Behramaj, këshilltar i presidentit, 22.000 euro pagë vjetore,

Astrit Salihu, këshilltar politik i presidentit, 20 mijë euro pagë vjetore,

Adil Behramaj, këshilltar i presidentit 20500 euro pagë vjetore neto, Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit merr pagë vjetore neto 20500 euro, Astrit Ibrahimi, këshilltar politik i presidentit 19200 euro pagë neto në vit, Astrit Zatriqi, këshilltar i presidentit, 20640 euro pagë neto në vit, ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, i cili është këshilltar politik i presidentit, ka deklaruar pagë vjetore 21120 euro,

Bekim Çollaku, shef i stafit të presidentit, ka deklaruar pagë dhe  mëditje 25.000 në vit, Bislmi Zyrapi, këshilltar politik i presidentit, ka deklaruar pagë vjetore prej 28500 euro.

Edhe këshilltarët e kryeparlamentarit Kadri Veseli marrin paga të majme.

Uran Ismaili, shef i stafit të kryeparlamentarit, ka deklaruar pagë vjetore prej 20500 euro, Avni Bytyqi, këshilltar i kryeparlamentarit, ka deklaruar 21 mijë euro pagë vjetore, Adri Nurellari, këshilltar politik, ka deklaruar 12480 euro pagë neto në vit.

Shefja e stafit të kryeministrit Mustafa, Vlora Dumoshi, ka deklaruar 14 mijë euro pagë vjetore, Arjeta Rexhaj, këshilltare politike e kryeministrit ka deklaruar 6500 euro pagë vjetore, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat