KQZ mori vendim për rinumërimin e 30 kutive të votimit

Aktuale

KQZ mori vendim për rinumërimin e 30 kutive të votimit

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 14:31
KQZ

(E plotësuar) -  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të enjten mori vendim për rinumërimin e 30 kutive të votimit për arsye të ndryshme që janë hasur gjatë pranimit të tyre në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve. Gjatë pranimit janë rreth 125 vendvotime të dyfishta të cilat nuk kanë mundur të procesohen të rregullta dhe janë në karantinë.

Nga Sekretariati I KQZ-së Enis Halimi tha se për shkak se numri i vendvotimeve të dyshishta në Karantinë është i madh dhe se  nuk mund të dihet numri i saktë i zarfeve të fletëvotimeve me kusht. 

Ai tha se gjatë pranimit të  materialit të ndjeshëm një numër i  vendvotimeve nuk kanë mundur të pranohen si të rregullta për shkak se nuk janë respektuar procedurat e pranim dorëzimit në KKZ.

Po ashtu ai tha se mungon lista përfundimtare e votuesve, formulari i rezultateve të kandidatëve  dhe libri votimit.  Sipas Halimit votues të aprovuar me postë janë 5 mijë e 246.

Halimi: Numri i pakove me postë të aprovuara është 5 mijë e 246 dhe numri i pakove të refuzuara është 703

“Numri i pakove të proceduara është 5 mijë e 949, numri I pakove të aprovuara është 5 mijë e 246 dhe numri I pakove të refuzuara është 703… për këtyre aktiviteteve ne po vazhdojmë t’i aprovojmë raportet nga terreni… dhe gjithashtu jemi duke proceduar edhe raportet përfundimtare në mënyrë që të kryejmë obligimet tona me kohë ndaj palëve që kanë qenë akterë në procesin zgjedhor”, theksoi Halimi.

Në vazhdim të mbledhjes, anëtarët e KQZ-së u dakorduan që të ketë një analizë lidhur me natyrën e pavlefshmërisë së fletëvotimeve të këtij procesi zgjedhor si dhe një analizë të gjithmbarshme të procesit zgjedhor, që do t’i shërbente KQZ-së në organizimin sa më të mirë të zgjedhjeve lokale të këtij viti.

Për këtë Betim Gjoshi nga KQZ tha se krahasuar me vitin 2010, numri i fletëvotimeve të pa vlefshme për zgjedhjet 2017 është trefishuar, dhe këtë e konsideroi  si problemin më të madh në këto zgjedhje. 

Gjoshi: Problemi më i madh që na ka përcjell në këto zgjedhje është numri i madh i fletëvotimeve të pavlefshme

“Problemi më i madh që na ka përcjell në këto zgjedhje ka qenë numri i madh i fletëvotimeve të pavlefshme, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2010 mund të jetë trefishi I tyre. është mirë që gjatë procedurave në QNR që I kemi në rastet kur ka rinumërimi të merren për bazë të të bëni një analizë me mostra për me shikuar se cila janë arsyet që ka ardhur deri te kjo. Në qoftë se kjo ka të bëjë me edukimin e votuesve është detyrë e jona kushtetuese ligjore që ta bëjmë këtë punë”, theksoi Gjoshi.

Ndërsa, Adnan Rrustemi nga KQZ kërkoi informacione shtesë për votat që kanë ardhur në QNR nga diaspora, i cili tha se nga 15 mijë votues që janë regjistruar janë vetëm 5 mijë që nënkupton 25 përqind të totalit.

Rrustemi: Ta kemi një informacion për votimin jashtë vendit

“Në vazhdën e raportit kështu si informacion fillestar në ditët në vijmë mbase mund ta kemi një informacion për votimin jashtë vendit, konkretisht po shohim se përkundër vështirësive për regjistrim dhe numrit të vogël kemi një numër shumë të vogël të pakove të dërguara, nga 15 mijë votues që janë regjistruar kemi vetëm afërsisht 5 mijë që nënkupton 25 përqind të totalit”, theksoi Rrustemi.

Në këtë mbledhje, anëtarët e KQZ-së inkurajuan stafin e Qendrës së Numërimit dhe të Rezultateve që të vazhdojnë me punën në mënyrë që sa më shpejt të arrihet deri te shpallja e Rezultateve Përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që u mbajtën më 11 qershor.

Mbledhja e KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban mbledhjen e radhës, ku fillimit pritet të flas kryesuesja e mbledhjes, Valdete Daka, pastaj do të ketë edhe raport për aktivitetet e sekretariatit të KQZ-së.

Në këtë mbledhje do të prezantohet edhe raporti nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat