Çitaku flet për pagën e saj si Ambasadore në SHBA, ja porosia e saj

Aktuale

Çitaku flet për pagën e saj si Ambasadore në SHBA, ja porosia e saj

Nga: B.S Më: 15 qershor 2017 Në ora: 18:17
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimit të lajmit se ajo merr pagë prej 40 mijë e 725.72 euro në vit.

Çitaku në një postim në Facebook, ka thënë se paga e çdo ambasadori është e njëjtë, dhe se ajo nuk merr një të tillë më të lartë sesa kolegët e saj, përcjell Bota sot.

Megjithatë, ajo ka thënë se kjo nuk do të duhej të ishte kësisoj dhe mendon se pagat e ambasadorëve do të duhet nivelizuar, sipas standardit të shtetit ku shërben një ambasador. 

“Po e shoh që disa portale qenkan marrë me pagën time. Më lejoni t'ju njoftoj që paga e Ambasadorit është e njetë, si për atë që është Ambasador në SHBA, si për atë që është Ambasador diku tjetër. Pra, nuk ka pagë të veçantë për mua. Dhe kjo duhet të ndryshojë. Paga e Ambasadorit do të duhej nivelizuar varësisht nga standardi i vendi ku shërben. E më lejoni t'ju them, meqë e paskët bërë temë, paga prej 3393 euro është e madhe për Kosovë, dhe për rajon, por konsiderohet pagë e ultë këtu ku shërbej unë. Nuk po ankohem, se mua më mjaftojnë. Googel mos më besofshi”, ka shkruar Vlora Çitaku./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat