Jahjaga në Varshavë: BE duket i lodhur, i ndarë dhe me probleme të brendshme

Aktuale

Jahjaga në Varshavë: BE duket i lodhur, i ndarë dhe me probleme të brendshme

Nga: A.M. Më: 15 qershor 2017 Në ora: 21:36
Atifete Jahjaga

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka mbajtur një fjalim para studentëve të Universitetit Evropian të Varshavës.

Jahjaga ka thënë se me studentët ka ndarë përvojat e shtetndërtimit të Kosovës, paqes, pajtim, demokracisë tonë të re dhe sfidat me të cilat ajo përballet.

Postimi i plotë:

Ndihem e nderuar që kisha mundësinë të mbaj fjalim para studentëve të Universitetit Evropian të Varshavës në ditën e tyre të diplomimit.

Me këta studentë të shquar ndava përvojat e shtetndërtimit të Kosovës, paqes, pajtimt, demokracisë tonë të re dhe sfidat me të cilat ajo përballet.

Atyre ju thash se bota reale me të cilën ata do të përballen nuk është një vend i përsosur. Sfidat janë në rritje dhe progresi nganjëherë duket sikur po ngadalësohet.

Nga këndvështrimi i Kosovës, arritjet herë pas here duken edhe më sfiduese: Bashkimi Evropian - i cili për ne është bërë simbol i transformimit që ne aspirojmë dhe ndoshta i vetmi vizion i përbashkët që kemi në Ballkan - duket i lodhur, i ndarë dhe me probleme të brendshme.

Por unë mbështetem dhe pres nga gjeneratat e reja që të jenë zëri që do të mbrojnë bashkimin dhe transformimin e kërkuar, që kjo mundësi të jetë e hapur për ne të tjerët.

Rinia evropiane është dëshmi e gjallë e potencialit që demokracitë kanë, që vendet tona të transformuara mund të arrijnë.

Image
Atifete Jahjaga me studentët e Universitetit Evropian të Varshavës
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat