Adem Salihaj tregon pse Isa Mustafa s'kandidoi për kryeministër

Aktuale

Adem Salihaj tregon pse Isa Mustafa s'kandidoi për kryeministër

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 00:00
Adem Salihaj

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, ka thënë se kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, nuk kishte kandiduar për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit sepse e dinte që nuk e ka përkrahjen e elektoratit.

Salihaj ka thënë në KTV se tërheqja e Mustafës nga kandidatura për kryeministër erdhi pasi ai kishte parë gabimet që ka bërë dhe e ka ditur se votuesit e LDK-së nuk e përkrahin më.

“Elektorati vendosi që Mustafa të mos kandidonte për kryeministër. Ai ishte i vetëdijshëm për gabimet dhe e dinte se nuk e ka prapa elektoratin e LDK-së”, ka thënë Salihaj.

Salihaj po ashtu ka thënë se partisë së tij tani i duhet reformim i madh dhe nëse kjo nuk bëhet gjërat do të përkeqësoheshin për LDK-në.

Ai ka thënë se nuk beson që LDK-ja do të bëjë më koalicion me PAN-in dhe veprimi më i mirë do të ishte bashkimi me Vetëvendosjen për të marrë shumicën në Kuvend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat