Haradinaj: I kemi 12 deputetë, Limaj: I kemi 7 deputetë. A po i mbesin PDK-së vetëm 20?!

Aktuale

Haradinaj: I kemi 12 deputetë, Limaj: I kemi 7 deputetë. A po i mbesin PDK-së vetëm 20?!

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 01:07
Koalicioni PAN

Në zgjedhjet e së dielës, koalicioni PDK-AAK-Nisma doli me rezultat jo fort të pritshëm për ta, megjithatë u rendit në vendin e parë me mbi 34 për qind.

Sipas përllogaritjeve të para, koalicionin PAN me këtë rezultat do të mund t’i merrte 39 deputetë në Kuvendin e ri të Kosovës.

Nga deklarimet e para të tri partive të koalicionit, numri i deputetëve për këto parti veç e veç duket interesant për partnerët më të vegjël të PDK-së.

Dy homologët e Kadri Veselit, kryetarit të PDK-së, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj e Nismës, sonte treguan për deputetët që do t’i kenë në parlament.

Haradinaj tha se janë 12 deputetë të AAK-së, derisa Limaj i përmend 7 të “vetit”. Nga këta numra, del se AAK dhe Nisma i kanë 19 deputetë, derisa PDK-së po i mbesin vetëm 20 e që e bën numrin e përgjithshëm prej 39 deputetësh të PAN-it.

Deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja ende ka kohë, megjithatë nuk pritet ndonjë ndryshim i madh në përqindjen që partitë kanë fituar më 11 qershor.

Koalicioni PDK-AAK-Nisma mund të rritet edhe për një deputet, mirëpo kjo varet edhe nga numërimi i votave me kusht dhe atyre të diasporës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat