“Ti qenke 'ai agjenti rus' i dërguar nga Putini, për ta shkatërruar PDK-në”

Aktuale

“Ti qenke 'ai agjenti rus' i dërguar nga Putini, për ta shkatërruar PDK-në”

Nga: P.R Më: 16 qershor 2017 Në ora: 09:04
Kadri Veseli me këshilltarin e tij, Blerim Latifin

Publicistja Kimete Berisha, përmes një postimi në facebook, ka drejtuar një mesazh PDK-së, ku sipas saj më mirë i bije PDK-së të shkojë me elegancë në opozitë sesa të shkojë edhe njëherë në zgjedhje.

“Sepse, nëse dështon formimi i qeverisë, në zgjedhjet e reja, Vetëvendosja do t'i trefishijë votat. Ndërsa ju do të sharroni edhe më thellë në humbje. Vetëm Vetëvendosjes i bie mirë të shkojmë edhe në një palë zgjedhje, askujt tjetër. Aq më tepër, pas publikimit të pasurisë suaj”, ka shkruar Berisha, përcjellë “Bota sot”.

Image
Kimete Berisha

Ja postimi i saj i plotë:

Mesazh për PDK-në:

- Më mirë ju bie të shkoni me elegancë në opozitë (dhe të shtireni kinse nuk ua ndin), sesa të shkoni edhe njëherë në zgjedhje.

Pse?

- Sepse, nëse dështon formimi i qeverisë, në zgjedhjet e reja, Vetëvendosja do t'i trefishijë votat.
Ndërsa ju do të sharroni edhe më thellë në humbje.

Vetëm Vetëvendosjes i bie mirë të shkojmë edhe në një palë zgjedhje, askujt tjetër.

Aq më tepër, pas publikimit të pasurisë suaj.
A jeni ore normal! 
Fshiheni pasurinë, si turpin qysh mundohet ta fsheh njeriu. 
Fshiheni shtatë pashë nën dhe, mos t'ua sheh kush.
Ku i keni marrë gjjthë ato pare? 
Para 17-të vitesh keni veshur xhempera të leshtë që ua ka 'maru' nana loke me krrabza, pa yrrnek, xhempera të sakrificës, 'një mbarë, një mbrapsht'.

E keni prek popullin në pasuri dhe në nder. 
Bash aty ku s'duhet. 
Ti edhe mund ta prekësh popullin aty ku s'duhet, me rëndësi është populli mos me ju pa. 
Ama, ju as që po lodheni m'i fsheh paret pa prejardhje para popullit. 
Jeni çmend!

Ndërsa, ushtarët e vërtetë të lirisë, ata që s'hanë dheun, s'kanë bukë me hëngër, sillen rrugëve të pashpresë dhe nga dëshpërimi e vrasin veten.

P.S.
Lexoni biografitë e udhëheqësve të suksesshëm. 
A e dini se Ibrahim Rugova ka lexuar pandërprerë biografitë e atyre që u bën udhëheqës të mëdhenj, për të mësuar se si duhet të sillesh, të jesh i dashur dhe të mbijetosh me vite, si duhet të kujdesesh që të mos jesh i urryer nga populli...përfshirë edhe jetën e Ali Pashë Tepelenës.

Lëre ti Kadri Veseli çka të thotë e të këshillon Blerim Latifi, i cili, jo fitoren e Vetëvendosjes, por e mohon edhe Zotin, sepse jeton në sfera tjera.

Çfarë këshilltari është ai që i quan të 'sëmurë psikik' të gjjthë ata që mendojnë se Vetëvendosja është rritur për 120 për qind.

Ty të duhet dikush që ta thotë të vërtetën. Nëse s'të duhet e vërteta dhe vazhdon e tallesh me humbjet e partisë, atëherë ti qenke dora e zgjatur e Rusisë, 'ai agjenti rus' i dërguar nga Putini, për ta shkatërruar PDK-në
Se veç një 'armik' i madh ia bën 'kështu' partisë së tij!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat