“Xhavit Haliti i ndihmave sociale në Zvicër, si deputet i Kuvendit të Kosovës bëhet milioner”

Aktuale

“Xhavit Haliti i ndihmave sociale në Zvicër, si deputet i Kuvendit të Kosovës bëhet milioner”

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 09:51
Xhavit Haliti

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muhamet Kelmendi ka komentuar deklarimin e pasurisë së kandidatit për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti qe e ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Kelmendi në postimin e tij në Facebook ka shkruar se Haliti tërë jetën e tij nuk ka punuar dhe është bërë milioner.

Po ashtu, lidhur me pasurin e HAlitit, Kelmendi ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të hetojë pasurin e këtij të fundit.

Postimi në Facebook:

Xhavit Haliti i ndihmave sociale ne Zvicer dhe tash deputet i Kuvendit te Kosoves behet milioner

Tere jeten e ka kaluar pa pune.
Ka marre vetem ndihma sociale ne Zvicer.
Tash eshte deputet i Kuvendit te Kosoves.

Milioneri Xhavit Haliti.

Nga ato pozita i ka deklaruar ne AKK te Kosoves se ka ne pronesi:
1. Dy shtepi familjare ne vlere prej 500 mije eurove;
2. Banese me vlere prej 200 mije eurove;
3. Toke bujqesore me vlere prej 500 mije eurive;
4. Toke pyjore me vlere prej 20 mije eurove;
5. Pasuri te arit me vlere prej 25 mije eurove;
6. Makine me vlere prej 7 mije eurove dhe
7. 128 mije euro ne konton bankare.
Kjo eshte drejtesi e jo mahi.
Por, natyrisht se eshte fakt i pakontestueshem per parokurori, qe ajo te hetoj se nga dhe si ky njeri i krijoi keto pasuri!
Dihet se ne Zvicer nga viti 1984 ka marre vetem ndihma sociale.
Gjithashtu dihet se si anetar ( deputet) i Kuvendit te Kosoves ka te ardhura qe nuk mund te kaloje shumen mbi 2500 euro ne muaj.
Pra, a ka mundesi te behet milionere me keto te ardhura legale?
Mos fleje prokurori, por zgjohu!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat