Qeveria e Kosovës reagon për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit

Aktuale

Qeveria e Kosovës reagon për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 12:18
Lavdrim Muhaxheri

Disa ditë pasi u dha lajmi se në Siri është vrarë Lavdrim Muhaxheri, Qeveria e Kosovës nëpërmjet një komunikatë njofton se është duke i përcjellë nga afër zhvillimet pas njoftimeve për vrasjen e “terroristit famëkeq Lavdrim Muhaxheri”.

Me këtë rast, Qeveria rikonfirmon qëndrimin e saj të paluhatshëm për të luftuar intensivisht dhe në mënyrë të vendosur çfarëdo ekstremizmi të dhunshëm dhe terrorizmin.

 Qeveria u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të respektojnë dhe kultivojnë karakterin multikonfesional të Republikës së Kosovës.

 “Edhe njëherë, Qeveria e Kosovës rikonfirmon përkushtimin e fuqishëm për të qenë pjesë e koalicionit anti-ISIS dhe se nuk do të tolerojë asnjë përpjekje apo tendencë nga qytetarët e saj për radikalizim dhe bashkëngjitje në luftëra të huaj”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat