"Kadri krimineli dhe Ramush haraqi janë alfa dhe omega e krimit në Kosovë"

Aktuale

"Kadri krimineli dhe Ramush haraqi janë alfa dhe omega e krimit në Kosovë"

Nga: Bota sot Më: 16 qershor 2017 Në ora: 12:48
Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Shumë herë, politikanët në Kosovë, të gjendur përballë etiketimeve dhe akuzave të tilla, ata kanë zgjedhur të heshtin.

Haradinaj, Veseli, Thaçi, e shumë politikanë të tjerë janë akuzuar shpesh si vrasës, mafiozë, e bosa të kazinove e udhëheqës të mafias.

Image
Faton Mehmeti

Lidhur me këtë analisti Faton Mehmeti, thotë se Veseli e di fare mirë opinionin e qytetarëve për të pasi ishte urdhërdhënësi i krimeve dhe kërcënimet ndaj oponentëve të tij. Ndërsa për Haradinajn thotë se është përfolur si bos i kazinove dhe harraqit dhe nuk e ka dëshmuar të kundërtën.

Sipas tij, duke qenë njeri i nëntokës, Veseli ka një biografi jo te pastër.

“Fakti se është indiferent ndaj akuzave për krime është dëshmi e mos reflektimit për të gjitha të zezat që i ka bërë. Derisa Ramushi i përfolur si bos i kazinove dhe haraqit nuk ka dëshmuar asnjëherë të kundërtën, këta të dy i ka bashkuar interesi për të ndarë reketin dhe milionat nga populli i varfër i Kosovës. Kadri krimineli dhe Ramush haraqi janë alfa dhe omega e krimit në Kosovë”, ka thënë analisti politik Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat