Kryeministri Mustafa: Helmut Kohl, arkitekt i ribashkimit të Gjermanisë

Aktuale

Kryeministri Mustafa: Helmut Kohl, arkitekt i ribashkimit të Gjermanisë

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 00:56
Kryeministri Isa Mustafa

Kryeministri Isa Mustafa i ka shprehur ngushëllime popullit dhe Qeverisë Gjermane, pas ndarjes nga jeta të ish-Kancelarit Helmut Kohl.

Duke shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta të arkitektit të ribashkimit të Gjermanisë, Helmut Kohl, kryeministri Mustafa ka thënë se nën lidershipin e tij, u hap një kapitull i ri i historisë botërore.

“Lidershipi i Helmut Kohl hapi një kapitull të ri të historisë botërore. Ai ishte arkitekt i riunifikimit të Gjermanisë”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Mustafa. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat