Sa vota mori Albin Kurti në zgjedhje? E zbulojnë zyrtarët e Vetëvendosjes

Aktuale

Sa vota mori Albin Kurti në zgjedhje? E zbulojnë zyrtarët e Vetëvendosjes

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 08:37
Albin Kurti

Në Vetëvendosje kanë shifra të ndryshme për votat që ka fituar Albin Kurti, kandidat për deputet, në zgjedhjet e 11 qershorit.

Anëtari i Vetëvendosjes Xhavit Drenori duke folur për zgjedhjet e 11 qershorit dhe rezultatet e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në Interaktiv, Drenori tha se Kurti ka marrë 180 mijë vota. Kjo shifër është dukshëm e rritur, të paktën bazuar në deklaratat e bashkëpartiakut të tij Glauk Konjufca.

Konjucfa në ‘Argument Plus’ theksoi se kandidati i VV’së për Kryeministër ka marrë 130 mijë vota.

Drenori ka thënë se zgjedhjet lokale të vitit të kaluar janë arsyeja që i kanë dhënë kaq shumë vota qytetarët VV’së.

Ndërkohë Drenori tha se do heq dorë nga detyra në Komunë, nëse arrin të bëhet deputet, pasi ka thënë se do t’i kushtojë vëmendje më shumë qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat