Avni Klinaku me dy opsione për tejkalimin e 'krizës' paszgjedhore!

Aktuale

Avni Klinaku me dy opsione për tejkalimin e 'krizës' paszgjedhore!

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 23:41
Avni Klinaku

Sipas Avni Klinakut, njëri opsioni është koalicion i gjerë i të gjitha partive shqiptare ose që partitë e PAN-it të dalin në opozitë.

“Zgjidhje të mundshme dhe të mira për situatën paszgjedhore

Nëse partitë politike (ashtu siç proklamojnë) ia duan të mirën Kosovës do të duhej ta merrnin seriozisht në konsideratë situatën në vend dhe të vendosinin që Kosovës t’ia japin qeverinë më të nevojshme në këtë situatë.

Dy zgjidhje janë edhe të mira, edhe të mundshme:

1) Një qeveri gjithëpërfshirëse (100 deputetë shqipatarë) me mandat njëvjeçar. Gjatë këtij viti do të duhej t’i përfundonin çështjet si formimi i ushtrisë, demarkacioni, asociacioni dhe një reformë të mirëfilltë zgjedhore e pastaj në zgjedhje të reja;

2) PAN të tërhiqet dhe LVV dhe LAA (61 deputetë shqiptarë) ta formojnë qeverinë e re dhe t’u japin zgjidhje të shpejta çështjeve të lartëpërmendura.

Të gjitha variantet tjera si PAN-LVV, PAN-LAA, PAN-AKR ose janë të pamundshme ose të dëmshme politikisht”, ka shkruar Klinaku në profilin e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat