A ndikuan “lulet presidenciale” të Thaçit në rënien e votave të Teuta Rugovës?

Aktuale

A ndikuan “lulet presidenciale” të Thaçit në rënien e votave të Teuta Rugovës?

Nga: B.S Më: 17 qershor 2017 Në ora: 23:50
Hashim Thaci duke i dhuruar buceten me lule Teuta Rugoves

Hashim Thaçi ishte zgjedhur President pas tri raundeve të votimit, në mungesë të partive opozitare të cilat ishin larguar pasi kishin hedhur gaz lotsjellës.

Mënyra e zgjedhjes së Thaçit si President i vendit është komentuar shumë si nga analistët, ashtu edhe nga shoqëria, mirëpo ajo çfarë  kishte tërhequr vëmendjen ishte edhe dhurimi i  “luleve presidenciale”  Teutës, të bijës së Presidentit historik,  Ibrahim Rugova.

Edhe pse sipas shumicës Teuta Rugova mbase nuk i ka pranuar lulet me dëshirë të saj, mirëpo ndoshta këto lule kanë ndikuar në votat e saj.

 Teuta Rugova,  në zgjedhjet e 8 qershorit 2014, kishte marrë 37. 178 ndërsa tani në zgjedhjet e 11 qershorit ajo ka pësuar një rënie në 7 mijë e 149 vota.

Rugova ka qenë deputetja më e re dhe më e heshtur në Kuvendin e Kosovës, ajo nuk ka marrë fjalën asnjëherë në foltoren e kuvendit, ndërsa gjatë tërë mandatit ka bërë vetëm një pyetje parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat