Valdete Daka më pak para të gatshme

Aktuale

Valdete Daka më pak para të gatshme

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 07:36
Valdete Daka

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka deklaruar shumë më pak para të gatshme në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Valdete Daka, gjyqtare në Gjykatën Supreme dhe kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerën prej 155 mijë e 798 eurove.

Sipas deklarimit të saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit pasuria e luajtshme- vetura ka vlerën 12.700 euro.

Të hyrat vjetore të Dakës, bashkëshortit dhe fëmijëve sipas deklarimit të pasurisë  janë 40136 euro.

Para të gatshme Daka ka deklaruar se ka 17 mijë e 400 euro, derisa  një vit më parë para të gatshme ajo kishte deklaruar 47 mijë e 500 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat