Zeka zbulon sekretet e bisedave të Albinit me ndërkombëtarët: Këto janë kushtet që i ka pranuar Albin Kurti

Aktuale

Zeka zbulon sekretet e bisedave të Albinit me ndërkombëtarët: Këto janë kushtet që i ka pranuar Albin Kurti

Nga: P.R Më: 18 qershor 2017 Në ora: 20:28
Milaim Zeka

Kandidati për deputet nga Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, përmes një postimi në fcaebook ka komentuar deklaratat e sotme të Albin Kurtit rreth formimit të Qeverisë.

Sipas Zekajt, Albin Kurti po do ta formojë qeverinë me AAK-në dhe Nismën. Zeka ka thënë se është i detyruar që të zbulojë disa sekrete të Kurtit me bisedat me ndërkombëtarët.

“Po detyrohem te nxjerre disa sekrete te bisedave te Albin Kurtit me diplomatet perendimor. Albini ka pranuar çdo propozim te nderkombetareve. Ka pranuar demarkacionin. Edh Gjykaten Speciale. Thjeshte eshte urtuar me shume se sa Ramushi. Mbi bazen e kesaj, amerikanet, po edhe te tjeret, dolen edhe thane: "Ne mbeshtesim çdo parti qe i bene numerat"!!!”, ka shkruar Zeka, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Albin Kurti don me lane PDK-ne ne opozite
Ka fole edhe per kontrabande deputetesh nga Ramush Haradinaj

Albini i ka bere thirreje Ramush Haradinajt qe ta tradhetoje Kadri Veselin, dhe PDK/ne, qe ai ta formoje qeverine bashke me AAK/ne dhe Nismen. Madje e ka akuzuar Ramushin se po "kontrabandon" deputet, qe pastaj ta formoje qeverine me minoritetet, "duke e lutur Vuçiqin"!
Po detyrohem te nxjerre disa sekrete te bisedave te Albin Kurtit me diplomatet perendimor.
Albini ka pranuar çdo propozim te nderkombetareve. Ka pranuar demarkacionin. Edh Gjykaten Speciale. Thjeshte eshte urtuar me shume se sa Ramushi.
Mbi bazen e kesaj, amerikanet, po edhe te tjeret, dolen edhe thane: "Ne mbeshtesim çdo parti qe i bene numerat"!!!
Linde pyetja: Pse po e akuzon Albin Kurti Ramush Haradinajne, per nje gje qe po mundohet ta beje vet?!!!
Ramushi do ta beje qeverine. Albini vet ka thene qe duhet biseduar me serbet e Kosoves per formimin e qeverise. Tani kur Ramushi ka filluar bisedimet sipas krshillave te Albinit, ky po thote qe ai po bisedon me Vuçiqin?!!!
A thu ebeson njeri kete perralle, me perjashtim te atyre qe jane 16 vjeçar?!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat