SBASHK-u fiton një rast në gjykatë për arsimtarët pensionistë

Aktuale

SBASHK-u fiton një rast në gjykatë për arsimtarët pensionistë

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 10:44
Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës njofton se ka fituar një rast në Gjykatë që ka të bëjë me pagat e arsimtarëve të pensionuar.

Sipas SBASHK-ut  Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri   ka aprovuar si të bazuar kërkesëpadinë  e SBASHK-ut ku ka fituar  në gjykatë betejën e  parë me komunat dhe të 13 anëtarët e e pensionuar të  kësaj sindikate  do të marrin  vlerën e 3 pagave në emër të shpërblimit jubilar dhe vlerën e 3 pagave  në emër të pagave përcjellëse me rastin  e pensionimit.

 “SBASHK-u kishte provuar që përmes takimeve e me dialog me institucionet e pushtetit lokal të realizojë të drejtën e garantuar në nenin 36 të Kontratës Kolektive për  të punësuarit   në arsim,  që janë anëtarë të SBASHK, që   me rastin e pensionimit të gëzojnë  shpërblimet jubilare dhe tri pagat me rastin e pensionimit . Qeveritë komunale  kishin hezituar ta kryenin këtë obligim dhe prandaj SBASHK-u  kishte grumbulluar dokumentacionin e duhur  për anëtarët e vetë  të  pensionuar në vitet 2015 e 2016  dhe kishte ngritur padi në gjykatat  gjegjëse në të gjitha komunat e  Kosovës”, thuhet në njoftim.

 E para ka nisur procedurën dhe ka mbajtur dy seanca  lidhur me padinë e SBASHK-ut ndaj komunave  Dega në Vushtrri e Gjykatës  Themelore në Mitrovicë.  

“Kjo gjykatë pasi ka dëgjuar mbrojtjen e SBASHK-ut dhe ka administruar provat  ka   aprovuar si të bazuar kërkesëpadinë   e SBASHK-ut . Në këtë mënyrë  SBASHK-u fitoi në gjykatë betejën e  parë me komunat dhe të 13 anëtarët e pensionuar të  kësaj sindikate  do të marrin  vlerën e 3 pagave në emër të shpërblimit jubilar dhe vlerën e 3 pagave  në emër të pagave përcjellëse me rastin  e pensionimit.

SBASHK-u pret që shumë shpejtë edhe gjykatat nëpër komunat tjera të nisin me seancat dhe  me procedurën e dëgjimit të palëve dhe të administrimit të provave  në mënyrë që  gjithë anëtarët e kësaj sindikate të pensionuar në vitet 2015 e 2016  të marrin shumën e  6 pagave , ashtu si ua garanton Kontrata  Kolektive  e nënshkruar nga  SBASHK dhe MASHT”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat