“Kadri Veseli dosjet e spiunazhit i shfrytëzoi kundër 'krahut të luftës' në vend se m'i shfrytëzu kundër armikut"

Aktuale

“Kadri Veseli dosjet e spiunazhit i shfrytëzoi kundër 'krahut të luftës' në vend se m'i shfrytëzu kundër armikut"

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 20:31
Kadri Veseli

Publicistja Kimete Berisha, përmes një postimi në facebook ka komentuar rezultatin e PDK-së në zgjedhjet e 11 qershorit, ku PDK humbi plotë 16 deputetë.

Sipas Berishës, Kadri Veseli duhet të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK-së.

“Me qenë Kadri Veseli, kisha dhënë dorëheqje. Dhe isha bë profesor i informimit. Aty kish dhënë kontribut të madh ai. Bile edhe aty dështoi, se talentin për spiunazh dhe dosjet i shfrytëzoi kundër 'krahut të luftës' në vend se m'i shfrytëzu kundër armikut dhe rivalit”, ka shkruar Kimete Berisha, përcjellë “Bota sot”.

Image
Publicistja Kimete Berisha

Ja postimi i plotë:

Jo valla, Kamish aga, vazhdo ngjeshi gjinën ti e kapjau eshnat se sa për zgjedhje, ato i paskeni humbur ju.

Pse s'po i kqyrë ti humbjet t'ua dhe me tregu qysh i humbët ju kaq kollaj 16-të deputet, po, po ia mban gajlen LDK-së, e cila, rrejtët se ka përfunduar si partia e tretë, por të tretët paskeni përfunduar ju.

Inati.

Qysh s'po ju vjen inati me humb kështu, kaq lehtë.

Kadri Veseli, kujtojke se duke e luftu krahun e luftës, dhe krahun e Thaçit, e pastron partinë, por nuk i ka shku mendja se asgjë nuk rritet 'pa pleh'.

Ka kujtu që fitohen votat pa i vjedh.

Jo. Fituesi që është i lindur fitues e ka parasysh edhe planin V.

I nxjerr kriminelët dhe hajnat e besueshëm nga burgu, dhe i angazhon me ia siguru fitoren.

Qysh ndodh që në një vend ku çdo gjë është e korruptuar, fitorja e zgjedhjeve të jetë e pakorruptuar.

Më të korruptuar kanë qenë deri tani votuesit, sesa ju.

Me qenë Kadri Veseli, kisha dhënë dorëheqje. Dhe isha bë profesor i informimit. Aty kish dhënë kontribut të madh ai.

Bile edhe aty dështoi, se talentin për spiunazh dhe dosjet i shfrytëzoi kundër 'krahut të luftës' në vend se m'i shfrytëzu kundër armikut dhe rivalit.

Krejt flasin hashamet në telefon, kurse gazeta i zbuloi vetëm bisedat e njerëzve të Thaçit, të cilët ka kujtu Kadri Veseli se kur largohen nga partia, pastaj PDK përtrihet.

Kadri Veseli që don m'u përtëri partia, le të largohet vetë. Se, më shumë ia kanë inati atij se Adem Grabivcit. Shqiptarët e urrejnë SHIK-un e jo komandantët e luftës.

Historikisht i kemi urrejt shpiunat.

Nevoja e Hashim Thaçit për ta shkatërruar partinë që e krijoi vetë, duke ia lënë në dorë Kadri Veselit, është shprehje e posesivitetit të çmendur të tij.

Pas meje-kijameti.

Ose, si motoja e atyre dashnorëve të rrezikshëm dhe xhelozë, që thonë: 'më mirë të të shoh të 'vdekur' sesa me tjetrin'.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat