Remi e zbulon: Kjo parti do të hyjë në koalicion me PAN-in!

Aktuale

Remi e zbulon: Kjo parti do të hyjë në koalicion me PAN-in!

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 20:48
Rrustem Mustafa

Zyrtari i PDK’s, Rrustem Mustafa, i ftuem në Rrokum Roll të TV Rrokum ka thane se, koalicioni PAN me Ramush Haradinajn ka me udheheqe Qeverine e ardhshme te Kosoves.

“Asht relative me kend, por jemi n’udhe te mbane qe ne afat rekord, mbas certifikimit te zgjedhjeve, kemi me pase Qeverine e dalun nga zgjedhjet e 11 Qershorit”, thote ai.

Mustafa konsideron se s’ka me qene e veshtire me i ba numrat per formimin e Qeverise.

“Me LDK’n kemi me fole per marreveshje politike, sepse per numra s’ka nevoje, egzistojne”, thote ai.

Ai thote se kjo nenkupton qe ne te ardhmen mos me u mvare nga vota e pak deputeteve per vendime te medha.

Sa i perket formimit te Qeverise, Mustafa ka thane se nuk ka nevoje me marre modele prej vendeve fqije, por duhet me veprue ne baze te Kushtetutes se Kosoves.

Tue fole per formimin e Qeverise, Mustafa thote se, krejt partite, tue perfshi edhe VV’n, duen me qene pjese e Qeverise, nese PAN ka me u konfirmue si bartese e kesaj qeverie.

“Secila parti kur merr pjese ne zgjedhje don me qene pjese e Qeverise, prandaj nuk ka arsye qe edhe Vetevendosje mos me pase synime te tilla”, shprehet Mustafa.

Mustafa ne fund ka thane se, PAN ka hy ne zgjedhjet me fitue. çka edhe e ka arrite, prandaj, simbas tij, nuk ka pse me ik nga fitorja.

“PAN nuk ka nevoje me shkue ne opozite, kur sovrani e ka zgjedhe fituese me nji diference te theksueme me vendin e dyte”, perfundon Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat