Ja dy skenarët e formimit të Qeverisë, Ramush Haradinaj e Albin Kurti të dy kryeministra - Bota Sot
Ja dy skenarët e formimit të Qeverisë, Ramush Haradinaj e Albin Kurti të dy kryeministra

Aktuale

E enjte, 14 dhjetor 2017

Ja dy skenarët e formimit të Qeverisë, Ramush Haradinaj e Albin Kurti të dy kryeministra

Nga: P.R Më: 19 qershor 2017 Në ora: 21:28
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Drejtori për Ballkanin Perëndimor i Fondacionit 'Rockefeller Brothers' dhe njohësi i zhvillimeve në vend, Haki Abazi, përmes një postimi në facebook, ka thënë se eksitojnë dy skenarë për formimin e qeverisë.

Sipas Abazit, ekziston mundësia që të krijohet një qeveri gjithëpërfshirëse, me dy vite kryeministër Ramush Haradinaj nga PAN dhe dy vite Albin Kurti nga VV, ndërsa kryetar parlamenti përfaqësuesi i LDK.

“Rrjedhimisht jane dy skenare: 1. Qeveri gjitheperfshirese dy vite kryeminisiter Ramush Haradinaj nga PAN dhe dy vite Albin Kurti nga VV ndersa kryetar Parlamenti perfaqesuesi i LDK. Sa perket Ministrive dhe pozitave tjera kyqe besoj do te duhej te behej ndarje proporcionale te ketyre pozitave sipas perqindjes se uleseve ne parlament. Ne asnje forme kjo nuk eshte zgjidhja ideale por eshte zgjidhje me pak e dhimbshme se cilado tjeter' dhe ne ekte formule tradhetia poltike eshte shume pak e mundur. opcioni 2. Shkuarja ne zgjedhje te reja parlamentare se bashku me zgjedhjet lokale”, ka shkruar Abazi, përcjellë “Bota sot”.

Image
Haki Abazi

Ja postimi plotë:

Institucione te unifikimit dhe ekzekutiv funksional me interesin e qytetareve ne qender

Ne kohe te veshtira vendime te veshtira (Demarkacioni, Associacioni, Krimi, Korrupcioni, Liberalizimi, Krijimi i ushtrise, njohjet nderkombtare, dalja nga varferia, dalja nga izolimi...). Askush nuk do te preferonte qe ky te jete raporti i votave qe askush nuk mundet me kriju qeveri vet apo nepermjet nje koalicioni natyror ose afersisht natyror. Por shteti duhet ecur para dhe e verteta eshte se perballe ka nje grumbull procese dhe mbeturina qe duhet larguar e qe pergjithesisht as VV, as LDK e as AAK nuk jane fajtor per krijimin e tyre. Nuk mendoj qe duhet perqare edhe me tutje e aq me pak nuk e besoj qe fjalori i ulet mund te rregulloje gjerat por ajo qe eshte me rendesishme nuk duhet mbetur ne meshiren e Lista Srpska per te formuar institucionet e reja te dalura nga keto zgjedhje. Cdo dite ne nje qeverisje te tille eshte thellim i ndarjes dhe thellim i deshtimeve, shkuarje mbrapa. Me perfaqesuesit e vertet te Serbeve te Kosoves dhe komuniteteve tjera sigurisht qe do te duhej bashkepunuar por jo edhe me vet sabotuesit e shtetit dhe kushtetutshemerise. Rrjedhimisht jane dy skenare: 1. Qeveri gjitheperfshirese dy vite kryeminisiter Ramush Haradinaj nga PAN dhe dy vite Albin Kurti nga VV ndersa kryetar Parlamenti perfaqesuesi i LDK. Sa perket Ministrive dhe pozitave tjera kyqe besoj do te duhej te behej ndarje proporcionale te ketyre pozitave sipas perqindjes se uleseve ne parlament. Ne asnje forme kjo nuk eshte zgjidhja ideale por eshte zgjidhje me pak e dhimbshme se cilado tjeter' dhe ne ekte formule tradhetia poltike eshte shume pak e mundur. opcioni 2. Shkuarja ne zgjedhje te reja parlamentare se bashku me zgjedhjet lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test