Hoti: PAN s'pranon kushte nga Lista Serbe

Aktuale

Hoti: PAN s'pranon kushte nga Lista Serbe

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 22:32
Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Enver Hoti

Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Enver Hoti, ka folur për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

I pyetur rreth deklaratës së drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë,

Marko Gjuriq, se Lista Serbe do të hyjë në koalicion, nëse i jepet posti i kryeparlamentarit, Hoti ka thënë se koalicioni PAN nuk pranon asnjë presion nga ky subjekt.

“Koalicioni PAN është fitues i zgjedhjeve, dhe formimi i qeverisë së ardhshme i takon këtij koalicioni dhe mandatarit për kryeministër Ramush Haradinaj", ka thënë Hoti në Tribuna Channel.

"Sa i përket kërkesës së Gjuriq, mund të them lirisht që koalicioni ynë nuk pranon asnjë presion nga Lista Serbe, as nga askush…", është shprehur ai.

"Unë mund të them se shpresoj shumë që vendi ta ketë sa më shpejt formimin e qeverisë së re dhe të gjithë padallim të punojnë për të mirën e qytetarëve të vendit, pa dallim etnie”, ka shtuar Hoti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat