Zyrtari i LDK-së: Misioni i përbashkët i të gjitha partive është që LDK të shpallet fajtori kryesor në çdo rrethanë

Aktuale

Zyrtari i LDK-së: Misioni i përbashkët i të gjitha partive është që LDK të shpallet fajtori kryesor në çdo rrethanë

Nga: P.R Më: 20 qershor 2017 Në ora: 14:11
Florian Dushi

Zëvendësministri i Drejtësisë nga radhët e LDK-së, Florian Dushi, përmes një postimi në facebook, ka reaguar pas deklaratave të kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, lidhur me formimin e Qeverisë së re.

Sipas Dushit, misioni i të gjitha partive është që LDK të shpallet fajtor në çdo rrethanë.

“Misioni i përbashkët! Me rëndësi është që LDK duhet të shpallet fajtori kryesor në çdo rrethanë. Ajo është me faj edhe kur qeverisë, edhe kur vendos të qëndroj në opozitë! Ky është misioni i përbashkët i të gjitha partive politike në Kosovë. Prandaj LDK do t'iu përgjigjet të gjithave në mënyrën e duhur duke e pasur parasysh interesin e vendit dhe të LDK-së në radhë të parë”, ka shkruar Dushi, përcjellë “Bota sot”.

Image
Postimi i Dushit
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat