Daka: Sa më herët që mbahen zgjedhjet lokale, më mirë

Aktuale

Daka: Sa më herët që mbahen zgjedhjet lokale, më mirë

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 09:32
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se KQZ është e gatshme për organizimin e zgjedhjeve lokale.

“Jemi në afatet ligjore për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale, KQZ sicc e dini ka obligim kushtetues të organizojë zgjedhjet dhe ne kemi organizuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare me sukses, për ccka falënderoj qytetarët dhe subjektet politike dhe të gjithë pjesëmarrësit e këtyre zgjedhjeve”.

Daka në takimin konsultativ të presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe përfaqësuesve të subjekteve politike ka thënë se është mirë që data e zgjedhjeve lokale të caktohet sa më herët që është e mundur.

“Për datën për zgjedhjet lokale, subjektet politike duhet ta kenë parasysh qe jemi duke shkaur drejt stinës së dimrit, andaj caktimi sa më herët i datës është më mirë, mund të kemi balotazh në komuna, ccka mund të bëjë që certifikimi rë ndodhë edhe pas Vitit të Ri që shkakton probleme edhe te buxheti dhe telashe të tjera”.

Ajo ka thënë poashtu se KQZ do të organizojë zgjedhjet, ashtu si të gjitha zgjedhjet e tyre, sipas saj në traditën e mirë që Kosova ka krijuar për mbarëvajtjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat