"Urdhri i Pavarësisë" për ambasadorin amerikan që në OKB mbështeti pavarësinë e Kosovës

Aktuale

"Urdhri i Pavarësisë" për ambasadorin amerikan që në OKB mbështeti pavarësinë e Kosovës

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 12:08
Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka dekoruar ambasadorin Zalmay Khalilzad

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar ambasadorin Zalmay Khalilzad, me medaljen “Urdhri i Pavarësisë”.

Presidenti Thaçi tha se ambasadori Khalilzad ka  qenë i përfshirë në shumë procese politike, por në Kosovë më së miri njihet si ambasador i ish- presidentit amerikan George Bush në Kombet e Bashkuara,  në kohën kur Kosova përgatitej të shpallë pavarësinë dhe  kur ambasadori Khalilzad ka përkrahur aspiratat e popullit të Kosovës për liri,  duke e bërë Kosovën çështje kryesore në Këshillin e Sigurimit. Thaci tha se mirënjohja që atij i është dhënë sot, është mirënjohje e popullit dhe institucioneve të Kosovës, për angazhimin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Thaçi: Është mirënjohje nga populli dhe institucionet e Kosovës

“Ambasadori Khalilzad e kishte bërë Kosovën çështje kryesore të kryesimit të radhës të Këshillit të sigurimit nga SHBA. Dhe ai si dhe presidenti Bush,  e tha qartë se ‘Enough is Enough’, se çështja e Kosovës nuk mund të zvarritet pafundësisht në Këshillin e  Sigurimit. Prandaj mirënjohja që i ndahet sot ambasadorit Khalilzad  është mirënjohje e  institucioneve dhe populli të Kosovës,  për angazhimin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.  Jemi krenar që Kosova ka miq sikurse  ambasadori  Khalilzad dhe jemi të gëzuar që mund të shprehim mirënjohjen tonë, për  përkrahjen që na ka dhënë gjithmonë ambasadori dhe SHBA-të. Por mirënjohjen tonë e shprehim çdo ditë dhe  duke punuar që të ndërtojmë shtetin e Kosovës,  si shtet të ri, shtet evropian, shtet me aspiratë të shpejtë për tu anëtarësuar në NATO dhe BE. PÃ «r të ruajtur dhe kultivuar raportet miqësore speciale, të përjetshme me SHBA-të“, tha ai.

Ndërkaq ambasadori Zalmay Khalilzad, tha se është i kënaqur me progresin e arritur në Kosovë. Ai po ashtu lavdëroi punën e presidentit Thaçi, duke thënë se ai ka bërë një punë të shkëlqyer si komandant dhe lider i luftës dhe pastaj dhe në ndërtimin e institucioneve të vendit.

Khalilzad: Jam i kënaqur me të arriturat që po shoh në Kosovë

 “Jam i kënaqur që jam përsëri këtu pas 10 viteve dhe të shoh të gjitha arritjet që populli i dhe udhëheqësia e Kosovës i kanë arritur. Kosova është e pavarur, ka zhvilluar institucione të mëdha. Së fundmi, kemi qenë dëshmitarë të zgjedhjeve,  ku së shpejti do të ketë edhe zgjedhje lokale.. Kosova ka shënuar progres në pajtimin, marrëdhëniet dhe dialogun me Serbinë po ashtu edhe qëndrimin e saj ndërkombëtar me aspiratat për anëtarësimin e saj në BE dhe institucionet tjera perëndimore. Shumëçka është arritur brenda një periudhe të shkurtër kohore dhe jam shumë falënderues që pas 10 viteve jam dëshmitar i këtyre sukseseve...Njëra nga sfidat e mbetura është ndërtimi i një force mbrojtëse, e cila mund ta mbrojë Kosovën, ta bëjë performancën e ekonomisë më të mirë, të punojë me të tjerët dhe të sigurojë së ky regjion është një regjion i pavarur”, tha ai.

Ndërsa tha se ka ende vend për progres në partneritetin mes dy vendeve Kosovës dhe SHBA ve, duke ofruar mbështetje dhe përkrahje të mëtutjeshme për Kosovën.

Thaçi dekoron ambasadorin Khalilzad me medaljen ‘Urdhri i Pavarësisë’

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka dekoruar ambasadorin Zalmay Khalilzad, me medaljen “Urdhri i Pavarësisë”.

Thaçi tha se Zalamay Khalilzad në Kosovë më së miri e njohim si ambasador i presidentit Bush në Kombet e Bashkuara, në kohën kur Kosova përgatitej të shpallë Pavarësinë dhe kur ambasadori Khalilzaf ka përkrahur aspiratat e Kosovës për liri dhe pavarësi.

Thaçi theksoi se ambasadori Khalilzad  e kishte bërë Kosovën çështje kryesore të kryesimit të radhës të Këshillit të Sigurimit nga SHBA dhe se  ai  dhe presidenti Bush e kanë thënë qartë se çështja e Kosovës nuk mund të zvarritet.

Thaçi u shpreh se mirënjohja që i ndahet sot është mirënjohje nga institucionet dhe populli për angazhimin e tij për lirinë dhe pavarësinë  e vendit.

“Por mirënjohjen tonë e shprehim duke punuar për Kosovën si shtet i ri duke i kultivuar raportet me SHBA-të”, u shpreh Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat