Vienasi Gruber për "Luzerner Zeitung": Ja pse fituan ish-udhëheqësit e UÇK-së dhe çfarë i pret ata në vjeshtë

Aktuale

Vienasi Gruber për "Luzerner Zeitung": Ja pse fituan ish-udhëheqësit e UÇK-së dhe çfarë i pret ata në vjeshtë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 21 qershor 2017 Në ora: 18:25
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Kosova nuk është agjenda primare e BE, shkruan vjenezi Rudolf Gruber për gazetën zvicerane “Luzerner Zeitung”.

Për shkak të valës së refugjatëve dhe krizës së borxheve publike si dhe Brexit, ajo i përkushtohet vetvetes. Pas rezultateve të zgjedhjeve të reja Brukseli do merret pjesërisht me vendin e vogël Ballkanik. Sepse qeveria e ardhshme e Kosovës qëndron për një radikalizim të politikës për të ruajtur pushtetin. Stabiliteti politik i rajonit është vendosur në lojë, përcjell botasot.info.

Ish udhëheqësit e UÇK, të cilët kanë dominuar skenën politike nga fundi i Luftës në vitin 1999, kanë fituar vetëm falë aleancës zgjedhore. Pa një aleancë ata do ishin humbës, sepse në të vërtetë ata kanë humbur përgjithësisht ndikimin te gjeneratat e reja.

Tani vjen në pah se SHBA dhe BE kanë injoruar krimet e luftës të ish ushtarëve të UÇK. Në 1999 bëhej fjalë që të përfundonte lufta mes Kosovës dhe Serbisë me ndihmën e NATO dhe për ta qetësuar rajonin. Me instalimin e Tribunalit të Hagës, që duhet të fillojë punën në vjeshtë, do fillojë puna e injorimit disa vjeçar.  Atëherë do merret ish elita e UÇK në bankën e akuzuarve./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat