Koka e ditës për median zvicerane: Ramush Haradinaj

Aktuale

Koka e ditës për median zvicerane: Ramush Haradinaj

Nga: Bota sot Më: 21 qershor 2017 Në ora: 18:50
Ramush Haradinaj

Kandidati për kryeministër i koalicionit “PAN” ka qenë Koka e ditës për median zvicerane “Luzerner Zeitung” në 14 qershor 2017.

“Ish lideri në luftën kundër Serbisë është hapave për t’u bërë kryeministri i qeverisë së ardhshme,” përcjell botasot.info.

“Serbia kërkon ta arrestojë atë, megjithatë 48 vjeçari i cili është liruar dyherë nga Gjykatat ndërkombëtare mund të marrë postin më të rëndësishëm të vendit.”

Në vijim media zvicerane shkruan se në rajonin e vendlindjes së tij Deçan, ai është pritur si hero, ndërsa më pas si njëri ndër figurat më famëkeqe të mafias ballkanike.

“Ai është lindur si fëmijë i një babai fermer në fshatin Gllogjan, afër Deçanit. Pas gjimnazit u fut në armatën jugosllave, ndërsa më pas u largua te të afërmit në Zvicër, të cilët kishin një firmë ndërtimi. Aty gjeti punë Ramush Haradinaj, ndërsa më pas u fut te diaspora shqiptare dhe u bë ndër blerësit më të mëdhenj të armëve për UÇK. Përpara se të përfundonte lufta u bë lider i një grupi lokal të UÇK, ku dy nga vëllezërit e tij vdiqën si pasojë e bombardimeve serbe. Pas luftës ai studioi drejtësinë dhe në të njëjtën kohë hodhi hapat e parë në politikë duke krijuar AAK. Ai u kthye në lojtar kundërshtar i Hashim Thaçit, por interesi i përbashkët për të qëndruar në pushtet dhe frika nga sqarimi i shumë krimeve të luftës, i harroi armiqësitë e vjetra,” e përmbyll media zvicerane shkrimin./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat