Arben Gashi sqarohet për takimin me deputetin e AAK-së

Aktuale

Arben Gashi sqarohet për takimin me deputetin e AAK-së

Nga: BOTA SOT Më: 21 qershor 2017 Në ora: 18:50
Arben Gashi

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka sqaruar një takim që ka pasur me ish-deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rrustem Berishën.

Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se takimi ishte i rastësishëm, shkruan Bota sot.

Ai ka dënuar edhe shkrimet lidhur me këtë takim, të cilat I ka quajtur “të rrejshme dhe tendencioze”.

Më poshtë reagimi i plotë:

Të pavërtetat që disa portale vazhdojnë të publikojnë, me qëllim mashtrimin e opinionit publik dhe dëmtimin e imazhit tim, po vazhdojnë.

Sot, portali botapress, dhe një varg portalesh tjera që më pas ricikluan lajmin, publikuan një foto ku një ish deputet i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, u afrua dhe na shoqëroi për pak minuta mua dhe dy miq të mij në tavolinë për të na përshëndetë. E portalet, bazuar në atë foto, ndërtuan lajm krejtësisht të rrejshëm, me hipoteza të pavërteta rreth motivit të këtij bashkbisedimi.

Kjo ishte veç një përsëritje e një situate të ngjashme të ndodhur disa ditë më parë, në Sheshin "Nënë Tereza", ku rastësisht unë dhe disa deputet të LDK-së u takuam me deputetin Rrustem Berisha dhe u përshëndetëm. Titulli dhe përmbajtja e lajmit ishin plotësisht të rrejshme dhe tendencioze./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat