Dënohet me tri vjet burg qytetari nga Kosova që luftoi në Siri

Aktuale

Dënohet me tri vjet burg qytetari nga Kosova që luftoi në Siri

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 19:06
Albert Berisha

Albert Berishës që dikur kishte qenë pjesë e luftërave në Siri, Gjykata e Apelit i ka dhënë dënimin e shkallës së parë me 3 vjet e gjysmë burg, nën akuzën për anëtarësi në organizatë terroriste.

Lajmin e ka konfirmuar vet Albert Berisha, i cili tha se kjo gjykatë ka bërë të njëjtat shkelje sikurse në vendimet e kaluara.

Në prononcimin e tij Berisha tha po ashtu se do të dërgojë rastin deri në Gjykatën Supreme derisa të ketë drejtësi të plotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat