Lekaj: Haradinaj i ka numrat, qeveria bëhet në korrik

Aktuale

Lekaj: Haradinaj i ka numrat, qeveria bëhet në korrik

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 19:37
Pal Lekaj

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se koalicioni PAN, pjesë e të cilit është AAK, është i gatshëm ta bëjë qeverinë brenda muajit të ardhshëm.

Ai ka thënë në RTV Dukagjini se PAN, që kandidat për kryeministër ka Ramush Haradinajn, i ka numrat për formimin e qeverisë së re, por megjithatë i ka bërë kërkesë për koalicion edhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas Lekajt, nëse LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk i bashkohen PAN'it, Haradinaj do ta bëjë qeverinë me numrat që ka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat