Veseli kërkon ndihmën e SHBA-ve e të BE-së për “Fillimin e ri”

Aktuale

Veseli kërkon ndihmën e SHBA-ve e të BE-së për “Fillimin e ri”

Nga: BOTA SOT Më: 21 qershor 2017 Në ora: 21:58
Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, ka ftuar në ndihmë bashkësinë ndërkombëtare, SHBA-në dhe BE-në për ta jetësuar programin elektoral të koalicionit, kombëtar, e ka quajtur ai.

Veseli në një postim në Facebook, ka përmendur edhe “vullnetin e mirë të qytetarëve të Kosovës”.

Ky është postimi i Veselit në Facebook:

“Qytetarët e Kosovës kanë votuar për një fillim të ri. Na presin shumë punë, na presin shumë detyra dhe do të kemi shumë sfida, por jam i bindur se me ndihmën e miqve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe me vullnetin e mirë të qytetarëve të Kosovës, do të jetësojmë programin elektoral të koalicionit tonë kombëtar”./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat