Kjo është hisja që e do Fatmir Limaj në Qeveri

Aktuale

Kjo është hisja që e do Fatmir Limaj në Qeveri

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 23:11
Fatmir Limaj, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka folur për pozitën e partisë së tij në qeverinë e re të vendit, nëse atë e bën koalicioni PAN, që ka fituar zgjedhjet e 11 qershorit.

“Formula është numri i deputetëve. Nuk ka këtu se çfarë të sqarohet”, ka thënë Limaj në RTV Dukagjini. “Nisma do të jetë atje fuqishëm, sipas fuqisë politike që e ka në Parlament”, është shprehur ai. 

“Posti i zëvendëskryeministrit i takon Nismës me marrëveshje”, ka thënë Limaj. “Ne i kemi dy-tri interesa. I kemi shpalosur në fushatën elektorale”, ka theksuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat