Kryeministri Mustafa po merr pjesë në Samitin e Liderëve të EPP-së në Bruksel

Aktuale

Kryeministri Mustafa po merr pjesë në Samitin e Liderëve të EPP-së në Bruksel

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 16:15
Isa Mustafa, po merr pjesë në Samitin e Liderëve të Partive Popullore Evropiane

Kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherësh kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, po merr pjesë në Samitin e Liderëve të Partive Popullore Evropiane, i cili po zhvillohet në Bruksel. 

Në Samit janë të pranishëm presidentët e Këshillit Evropian, Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, udhëheqësit e shteteve dhe qeverive, si kancelarja gjermane, Angela Merkel, kryeministri spanjoll, udhëheqësit e institucioneve të Rumanisë, Bullgarisë, Hungarisë, Kroacisë, Irlandës dhe të vendeve tjera të BE-së e rajonit. 

Ky Samit, ka fokus të rëndësishëm Ballkanin Perëndimor, ku u shpreh përkrahja e EPP-së për shtetet e rajonit, duke përfshirë Republikën e Kosovës. 

Image

Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeministri Mustafa do të takojë personalitete dhe drejtues të BE-së dhe vendeve anëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat