Policia jep versionin për incidentin që ndodhi në gjykimin e rastit të Donjeta Pajazitajt

Aktuale

Policia jep versionin për incidentin që ndodhi në gjykimin e rastit të Donjeta Pajazitajt

Nga: BOTA SOT Më: 22 qershor 2017 Në ora: 19:45
Grushtimi

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se seanca dëgjimore e zhvilluar në Gjykatën Themelore të Pejës për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt është arrestuar një person me inicialet SH.P për shkak të veprës penale që ka bërë si sulm ndaj të pandehurit N.P.

Policia ka thënë se rasti do të procedohet pas kompletimit në Prokurori.

Ky është versioni zyrtar i Policisë:

Njoftoheni se më datën 22.06.2017 rreth ores 10:15 në Gjykatën Themelore në Pejë, ishte në zhvillim seanca dëgjimore, saktësishtë pas përfundimit të procesit, ka ndodhur një rast i cilësuar si sulm.

Gajtë zhvillimit të këtij procesi gjyqësor, i tërë procesi ishte i siguruar nga pjestarët e Policisë së Kosovës.

Një person i dyshimt  me inicialet Sh.P.(1993), është arrestuar për shkak të veprës së sulmit ndaj të pandehurit N.P.(1962).

Policia në ketë rast ka reaguar shumë shpejtë dhe arreston të dyshimtin, i cili shoqërohet në stacionin policor Pejë, dhe ndaj tij janë ndërmarrë masat e nevojshme ligjore.Me vendim të prokurorit shtetit të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 24 orë deri në kompletimin e rastit, pasi që është e nevojshme të intervistohet edhe N.P. i cili gjindet në Burgun e Dubravës.

Rasti do të procedohet pas kompletimit në Prokurori./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat