Mustafa sqarohet për 5 mijë eurot e perdeve, ka një mesazh për qytetarët

Aktuale

Mustafa sqarohet për 5 mijë eurot e perdeve, ka një mesazh për qytetarët

Nga: BOTA SOT Më: 22 qershor 2017 Në ora: 20:40
Isa Mustafa

Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate për media, ka sqaruar opinionin publik se artikulli me titull “5 mijë euro për perdet e Isa Mustafës”.

Qeveria ka thënë se lajmi  i publikuar në siç e ka quajtur ajo, “portalin propagandues të një grupimi”, është i pavërtetë, përcjell Bota sot.

“Qeveria e Kosovës sqaron opinionin se asnjë perde nuk është parashikuar të blihet për Kabinetin e Kryeministrit Mustafa, por blerja në fjalë është parashikuar që të pajisë me perde 6 katet tjera të shërbimit civil në kuadër të objektit të Qeverisë, dhe nuk është proceduar përmes Kabinetit të Kryeministrit. Portali propagandues nuk ka marrë mundin të kërkojë informata për këtë çështje, pasi që nuk i intereson e vërteta por dëshiron të manipulojë opinionin”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Qeveria ka ftuar qytetarët e Kosovës që të mos bien pre e mashtrimeve të portaleve të tilla.

Kujtojmë se lajmin me titullin “5 mijë euro për perdet e Isa Mustafës” gjatë ditës së sotme e ka publikuar Gazeta Express./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat