Grainca: LDK ia ka mbyllur derën PAN-it

Aktuale

Grainca: LDK ia ka mbyllur derën PAN-it

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 23:34
Blerim Grainca

Ish-deputeti i LDK-së, Blerim Grainca në “D+” ka thënë se nuk ka disponim që të shkohet me ‘PAN’, deri sa dera hapur i lihet VV-së.

“LDK tani është në fazën e diskutimeve dhe reflektimeve të brendshme. Ende nuk është marrë ndonjë vendim se me kënd të shkohet në koalicion.  Mirëpo, eksiton një disponim i shumicës së deputetëve që të mos shkohet me PAN-in. Shumica mendojnë se me PDK nuk mund të shkohet më në bashkëqeverisje. Kjo gjë veç është mbyllur”, ka thënë Grainca.

Ai ka treguar se LDK mund të jetë më e përafërt me Vetëvendosjen.

“ Sa i përket VV mund te këtë diskutime. Por edhe me këtë parti kemi dallime. Mirëpo, besojmë dhe shpresojmë se mund të gjejmë një gjuhë të përbashkët për formimin e Qeverisë”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat