Haradinaj takohet me Minxhozin, flasin për zgjedhjet e Kosovës

Aktuale

Haradinaj takohet me Minxhozin, flasin për zgjedhjet e Kosovës

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 10:29
Ramush Haradinaj me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka takuar ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

Haradinaj ka thënë se me Minxhozin ka biseduar për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve, si dhe rëndësinë e krijimit të shpejtë të institucioneve të Kosovës.

“Theksova rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe Shqipërisë, në shërbim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij ën Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat