Haradinaj takohet edhe me ambasadorin e Austrisë

Aktuale

Haradinaj takohet edhe me ambasadorin e Austrisë

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 11:51
Gernot Pfandler dhe Ramush Haradinaj

Kandidati i koalicionit PDK-AAK dhe Nisma Ramush Haradinaj po vazhdon takimet me ambasadorët e shteteve të akredituara në Kosovë.

Sot paradite ai është takuar me ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozin, ndërsa një takim ka pasur edhe me ambasadorin e Austrisë Gernot Pflander.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Vazhdova ditën e sotme me takimin me ambasadorin e Austrisë, Gernot Pfandler, me të cilin bashkëbiseduam për procesin zgjedhor dhe rrugën drejt krijimit të institucioneve të reja të vendit.

Roli i shtetit austriak në proceset e shtetndërtimit të Kosovës ka qenë i madh dhe Austria vazhdon të jetë një partner i rëndësishëm në rrugën e integrimeve evropiane.

Vlerësova rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomik, shëndetësisë dhe arsimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat