Po numërohen dy kutitë e fundit të votimit

Aktuale

Po numërohen dy kutitë e fundit të votimit

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 15:01
Ilustrim

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë 280 kuti të votimit që i janë nënshtruar procesit të rinumërimit pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Tash nga QNR kanë konfirmuar se është duke u bërë numërimi i dy kutive të fundit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur një mbledhje rreth zgjedhjeve të 22 tetorit – komunale, por që ka raportuar edhe një prej zyrtarëve nga qendra e numërimit.

“Edhe dy kutitë e fundit po numërohen dhe ato do të kryhen brenda ndërrimit”, ka thënë zyrtari nga QNR.

“Ky është informacioni i fundit nga qendra e rinumërimit”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat