Shpërputhje e madhe mes fletëvotimeve dhe nënshkrimeve në listë në Skënderaj

Aktuale

Shpërputhje e madhe mes fletëvotimeve dhe nënshkrimeve në listë në Skënderaj

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 15:19
Foto arkiv nga mbledhja e KQZ

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, zyrtari nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është thënë se po rinumërohen dy kutitë e fundit.

Por që janë raportuar edhe disa mospërputhje në disa qendra të votimit nëpër Kosovë, mes nënshkrimeve në listën e votimit dhe numrit të fletëvotimeve nëpër kuti.

Në Komunën e Skënderajt, zyrtari nga QNR ka thënë se ka një shpërputhje të këtij lloji, për pesë mijë vota.

“418 mijë është numri i nënshkrimeve në listën e votuesve, kurse numri i fletëvotimeve në kuti është 423 mijë, nënshkrime dhe fletëvotimeve në kutitë e votimit”, ka thënë zyrtari nga QNR.

Ai po ashtu ka treguar se nga një qendër votimi në Prizren nuk është sjell asnjë votë, pasi nuk ka pasur asnjë që ka votuar dhe se kjo konsiderohet se qendra e votimit nuk është hapur fare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat