Hoti takon ambasadoren kroate në Kosovë

Aktuale

Hoti takon ambasadoren kroate në Kosovë

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 15:45
Marija Kapitanoviq dhe Avdullah Hoti

Ministri i Financave Avdullah Hoti ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Prishtinë Marija Kapitanoviq, me të cilën diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Me këtë rast ministri Avdullah Hoti duke shprehur gatishmërinë e tij për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndër institucional, e  vlerësoj lartë ndihmën e shtetit të Kroacisë për Kosovën, me theks të veçantë ofrimin e përvojës së shtetit Kroat për Kosovën në proceset integruese të saj në Bashkimin Evropian.

Ndërsa, ambasadorja kroate Marija Kapitanoviq, e falënderoi Hotin   për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe të shtetit kroat për mbështetjen edhe në të ardhmen të institucioneve të Kosovës në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat