Pacolli flet për koalicionin me PAN-in

Aktuale

Pacolli flet për koalicionin me PAN-in

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 16:37
Behgjet Pacolli

Nënkryetari i AKR-së dhe aktualisht kryetar i Mitrovicës, Agim Bahtiri, gjatë ditës së sotme ka deklaruar se partia që ai i takon ka pasur diskutime me PDK AAK dhe Nisma (PAN), për koalicion paszgjedhor.

Bahtiri në një intervistë dhënë gazetës ‘Bota Sot’ ka thënë se koalicioni PAN, i ka ofruar partisë së tij disa pozita shumë të larta vetëm që të shkojnë në koalicion me ta.

“Mundësitë janë, afrime ka dhe propozime ka nga më të ndryshmet por asnjëherë nuk i kemi shqyrtuar. Na kanë ofruar shumë pozita të ndryshme të larta, por ne nuk i kemi shqyrtuar asnjëherë. Përfundimisht nuk do te bëjmë koalicion më PAN”, ka thënë Bahtiri.

Por kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, deklaron se nuk ka njohuri rreth propozimeve të PAN-it drejtuar partisë që ai udhëheq.

Pacolli per Express është shprehur se deri më sot nuk ka pasur asnjë kontakt me asnjë zyrtarë nga koalicioni PDK-AAK-Nisma. 

“Çdo gjë ka mbete ashtu siç ka qenë. Nuk e di çka ka deklaruar Agimi. Unë nuk kam pasur kontakte me askënd të PAN deri më tani. Nuk përjashtohet mundësia që dikush të ketë folur me dikë, mirëpo unë personalisht nuk kam, fol e as bisedua me askënd”, ka thënë të premten Pacolli.

Ndërkohë që Pacolli ka thënë se partia dhe koalicioni në të cilin ai bën pjesë ende nuk ka vendosur rreth koalicionit pas zgjedhor. Thotë se po i presin certifikimin e rezultateve.

“Ende nuk kemi certifikim. Të dalin rezultatet dhe pastaj do të vendosim”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat