Vetëm deri më 22 gusht, partitë politike kanë afat për regjistrim për zgjedhjet lokale

Aktuale

Vetëm deri më 22 gusht, partitë politike kanë afat për regjistrim për zgjedhjet lokale

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi Planin Operacional dhe kalendarin e aktiviteteve kryesore për organizimin e Zgjedhjeve Lokale që do të mbahen më 22 tetor 2017.

Sipas këtij plani periudha e aplikimit të subjekteve politike fillon më 21 qershor dhe zgjat deri më 22 gusht.

Po ashtu sipas këtij plani fushata për zgjedhjet lokale do të nisë më 21 shtator dhe përfundon më 20 tetor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjithashtu mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për Subjektet Politike që do të marrin pjesë në këto zgjedhje. Sipas vendimit të KQZ-së, shpenzimet e lejuara për subjektet politike është 0.50 euro për një votues.

Ndërsa në komunat ku numri i votuesve është nën 5 mijë shpenzimet e lejuara për subjektet politike janë 0.70 euro për një votues. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat