Hoti i Nismës: Albin Kurti po e imiton Hashim Thaçin e vitit 2007

Aktuale

Hoti i Nismës: Albin Kurti po e imiton Hashim Thaçin e vitit 2007

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 21:22
Enver Hoti nga Nisma për Kosovën

Enver Hoti nga Nisma për Kosovën ka thënë se Albin Kurti, me sjelljen e tij, po e imiton Hashim Thaçin e vitit 2007.

Hoti ka folur edhe për disa spekulime se NISMA është larguar nga koalicioni i PAN, duke thënë se lajmet janë keqkuptuar, ngase NISMA do to të funksionojë vetëm si Grup Parlamentar.

Ai ka thënë se janë në bashkëqeverisje, dhe se do ta mbështesin kandidatin e PAN-it për kryeministër, zotin Haradinaj.

Sipas tij, NISMA në këto zgjedhje ka rritje dhe ka dyfishim të votave.

Dule folur në emisionin “Rrokum Roll”, Hoti tha se këtë rritje e kanë parë edhe në terren, por edhe në zgjedhjet e fundit, por ka shtuar se “ndoshta koalicioni me PDK-në ka mundur t’i penalizojë, por kjo mbetet të analizohet në të ardhmen.

Ai ka vlerësuar se fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit është NISMA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat